Chelsea synon fitore në ndeshjen e sotme kundër Real Madridit

Chelsea synon fitore në ndeshjen e sotme kundër Real Madridit

Klubi anglez i futbollit, Chelsea, do të përpiqet që të fitojë në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit, që do të mbahet sot nga ora 21:00, në stadiumin “Stamford Bridge”, njofton Insajderi.

Siç u shpreh trajneri i kësaj skuadre, Thomas Tuchel, të martën në një konferencë për shtyp, klubi aspask nuk do të bazohet te rezultati i ndeshjes së parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dueli i parë, i luajtur në Madrid javën e shkuar, ka përfunduar me barazim, 1:1.

Tuchel ka pranuar se synimi i Chelseat është ta eliminojë Real Madridin për t’u kualifikuar në finalen e Championsit, që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Stamboll.

“Sfida është ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë dhe ta fillojmë ndeshjen e dytë me rezultatin 0:0 në mendje. Jemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje dhe për këtë rezultat do të futemi, jo diçka tjetër. Për të gjitha ndeshjet përgatitemi në këtë mënyrë dhe jam optimist i madh. Unë di vetëm kështu ta inkurajoj ekipin tim, pra të dalë në fushë dhe të përpiqet ta fitojë ndeshjen”, është shprehur Tuchel.

“E për ta fituar këtë ndeshje duhet të kemi një paraqitje të mirë, të cilën edhe e pres prej lojtarëve. Dua të luftojmë për fitore, pasi është shumë e rëndësishme të kualifikohemi në finale të Ligës së Kampionëve”, thotë tutje tekniku i Chelseas. /Insajderi.com