Chelsea vs Porto – formacionet e ndeshjes çerekfinale në Champions League

Chelsea vs Porto – formacionet e ndeshjes çerekfinale në Champions League

Sonte, duke filluar nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja e kthimit e fazës çerekfinale në Champions League, mes ekipit londinez Chelsea dhe portugezëve të Portos, njofton Insajderi.

Ndeshjen e parë në “Dragao” e kanë fituar anglezët me shifrat 2:0, teksa ndeshja e kthimit do të jetë më e lehtë për ekipin e gjermanit Tuchel.

Ndërkohë skuadra e Portos nuk ka asgjë për të humbur dhe do të provojë me çdo kusht t’i prishë punë Chelseat, duke tentuar një mrekulli si në ndeshjen ndaj Juventusit.

Porto vjen pas një forme të shkëlqyeshme në kampionat, me pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa Chelsea po lufton fort në Angli për të arritur një vend për në zonën Champions sezonin tjetër.

Chelsea fillon ndeshjen me skemën 3-43, teksa Porto me formacionin 4-3-3.

Chelsea: Mendy; Rudiger, Silva, Azpilicueta; Chilwell, Kante, Jorginho, James; Pulisic, Havertz, Mount.

Porto: Marchesin; Sanusi, Pepe, Mbemba, Manafa; Uribe, Grujic, Sergio Oliveira; Otavio, Marega, Corona. /Insajderi.com