Chelseat i mjafton një gol për të eliminuar Realin, Tuchel prek finalen e dytë radhazi në Champions League

Chelseat i mjafton një gol për të eliminuar Realin, Tuchel prek finalen e dytë radhazi në Champions League

Chelsea ka eliminuar në “Stamford Bridge” ata që ndryshe quhen si “mbretërit” e Europës, Realin e Madridit, njofton Insajderi.

Barazimi 1-1 në Madrid la gjithçka të hapur për kualifikim, por në Londër ishin “blutë” ata që mundën të prisnin biletën e finales. Timo Werner tund rrjetën i pari në minutën e 28-të, ndërsa në të 85-tën minutë, Mason Mount i jep goditjen e knock out-it Realit të Madridit.

Champions League këtë vit flet i gjithi anglisht, teksa janë pikërisht dy ekipe nga Premier League ato që do të luftojnë të ngrenë lart trofeun në Stamboll.

Manchester City do të kërkojë suksesin e parë në këtë kompeticion, kurse Tuchel dëshiron të marrë në duart e tij trofeun veshëgjatë, të cilit i shkoi aq pranë sezonin e shkuar kur drejtonte PSG-në. /Insajderi.com