Chicago rrethohet nga akulli, banorët paralajmërohen për rrezikun e ngricave

Chicago rrethohet nga akulli, banorët paralajmërohen për rrezikun e ngricave

Temperaturat shumë të ulëta kanë ndikuar negativisht edhe jetën e përditshme të banorëve të Chicagos të SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditët e fundit temperaturat në këtë qytet gjatë rreshjeve të mëdha të dëborës shkuan deri në minus 20 gradë.

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në disa pjesë të qytetit, janë ngritur “disa pika për ngrohje”.

Sipas informacioneve të fundit, këto janë temperaturat më të ulta në Chicago gjatë viteve të fundit.

Autoritetet paralajmëruan banorët për rrezikun e ngrirjes, duke theksuar se jashtë nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 30 minuta.

Disa pjesë të Liqenit Michigan mbetën nën akull për shkak të temperaturave të ulëta.