Chiellini kthehet nga lëndimi

Chiellini kthehet nga lëndimi

Në prag të sfidës ndaj Parmës në fundjavë, Andrea Pirlo mund të buzëqesh sërish, pasi kapiteni i “bardhezinjëve”. Giorgio Chiellini është rikthyer nga lëndimi, njofton Insajderi.

Giorgio Chiellini është rikthyer të stërvitet me grupin pas atij dëmtimi një muaj më parë ku u kushtëzua të mos ishte në dispozicion të Pirlos në sfidat në kampionat ndaj Lazios, Cagliarit, Beneventos, Torinos, Genoas dhe Atalantas, ndërsa në Champions League kundër ekipit hungarez të Ferencvaros, Dinamo Kyiv dhe Barcelonës, duke humbur në total nëntë sfida brenda një muaji e 10 ditësh.

Pirlo gjen një nga pikat kyçe të mbrojtjes, kapitenin e “bardhezinjve” ku në disa ndeshje mbrojtja ka çaluar pas mungesës së Chiellinit duke parë golat e pësuar javët e shkuara. /Insajderi.com