
Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini, kërkon të ulë euforinë, pas fitores së thellë në Champions, 4-1 ndaj Ferencvarosit, duke parë edhe rezultatin e pastër në Hungari, njofton Insajderi.
“Nëse luajmë mirë, është normale që ndeshja dhe fitorja të bëhet më e lehtë për ne. Këtë sfidë e menaxhuam shumë mirë që në fillim të saj dhe madje mund ta kishim mbyllur që në pjesën e pare”, tha fillimisht mbrojtësi italian.
“Gjithsesi, tani bëjmë mirë që të mos na marrë koka erë, por të përqendrohemi te dueli i vështirë në kampionat, kundër Lazios”, tha për fund Chiellini. /Insajderi.com