Chisora dhe Gashi dalin në ring – këtu e ndiqni sfidën live

Chisora dhe Gashi dalin në ring – këtu e ndiqni sfidën live

Dereck Chisora, njeriu që përgjatë karrierës së tij ka sfiduar David Hayein, Vitali Klitschkon dhe Daontay Wilderin, nëse dëshiron të kthehet në rrethin e ngushtë të sfiduesve për ndonjë titull, duhet të shënojë fitore ndaj Senad Gashit.

Pejani Gashi në anën tjetër, pasi humbi nga Tom Schwarz dhe Carlos Takam, sonte e ka shansin e fundit për të treguar se është boksier i klasit të parë në nivel botëror, raporton Insporti.

Dueli midis këtyre dy boksierëve do të fillojë së shpejti, madje ata tashmë kanë dalë në ring dhe pjesa protokollare e prezantimit është në përfundim e sipër.

Insporti ju sjell edhe linkun për ta para këtë meç live, që organizohet nga Eddie Hearn dhe David Haye dhe transmetohet në shumë vende të botës.