Chong dëshiron ta lë Manchesterin – e konfirmon agjenti i tij

Chong dëshiron ta lë Manchesterin – e konfirmon agjenti i tij

Agjenti i super talentit të Manchester United, Tahith Chong, ka folur rreth lidhjeve të lojtarit të krahut me ekipin gjerman Werder Bremen, duke konfirmuar spekulimet se Chong “dëshiron të shkojë në Bundesligë”, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Holandezi i ri, ishte gati të largohej edhe në sezonin e kaluar pasi i skadonte kontrata, por përfundimisht United arritën të nënshkruanin me të edhe një kontratë dy-vjeçare në mars, me opsionin për të zgjatur edhe për një vit tjetër.

Gjithsesi, Ëerder po duket të jetë destinacioni i radhës për Chong.

Madje, në mediat gjermane ka raportime se agjenti i tij, Erkan Alkan, ka zhvilluar bisedime tashmë me Bremen.

Tani është deklaruar edhe vetë agjenti i Chong.

Ai ka thënë se “Tahith dëshiron të shkojë në Bundesligë dhe ne do të bisedojmë për këtë me Manchester United”./Insajderi.com