Christian Eriksen lirohet nga spitali

Christian Eriksen lirohet nga spitali

Ylli i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen të premten është liruar nga spitali, shkruan Insajderi.com

Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen e javës së kaluar përball Finlandës, është liruar sot nga spitali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Danimarkës.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se menjëherë pas daljes nga spitali, Eriksen ka vizituar bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja Daneze, ku më pas i është bashkuar familjes./insajderi.com