Christian Eriksen në listën e shitjeve tek Inter

Christian Eriksen në listën e shitjeve tek Inter

Christian Eriksen është njëri nga 11 lojtarët që Inter po planifikon të shes, vetëm 6 muaj pas ardhjes së tij nga Tottenham. Sipas mediumit Sport Mediaset, mesfushori 28 vjeçar vlerësohet 55 milionë funta edhe pas sezonit jo të mirë të tij, raporton Insajderi.

United dhe Real Madrid ishin të interesuar për shërbimet e tij në afatin kalimtar të Janarit, ku sipas raportimeve thuhej se Solskjaer ishte i gatshëm të ofroj 40 milionë funta për të. Eriksen shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste në 11 paraqitje në Seria A këtë sezon./Insajderi.com.