CIA: Huawei financohet nga inteligjenca Kineze

Në fillim të vitit SHBA ndau me Britaninë, Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re informacione që posedon rreth kompanisë.

CIA: Huawei financohet nga inteligjenca Kineze

Inteligjenca Amerikane akuzon Huawei Technologies se financohet nga sigurimi shtetëror Kinez duke shtuar më tej presionin mbi gjigandin e telekomunikacionit në Perëndim.

CIA thotë se Huwei merr financime nga Komisioni Kinez i Sigurisë Kombëtare, Ushtria Popullore Kineze dhe një krah i tretë i rrjetit Kinez të inteligjencës.

Në fillim të vitit SHBA ndau me Britaninë, Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re informacione që posedon rreth kompanisë.

Huawei mohoi akuzat e publikuara nga gazeta Britanike The Times.

“Huawei nuk komenton akuza të pabazuara në asnjë provë nga burime anonime,” tha kompania. Akuzat vinë në një kohë kur tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit janë shtuar për shkak se SHBA thonë se pajisjet e Huawei përdoren për spiunazh.

Autoritetet Amerikane gjithashtu e akuzojnë për shkeljen e sanksioneve vendosura ndaj Iranit. CFO e Huawei dhe vajza e themeluesit të kompanisë Ren Zhengfei u arrestua në Kanada në Dhjetor me kërkesë së SHBA pikërisht për këtë arsye.

Ajo mohon të ketë vepruar kundër sanksioneve ndërsa babai i saj e quan arrestimin politikisht të motivuar.

Një tjetër kompani Kineze, ZTE, gjithashtu ka qenë në qendër të kritikave dhe akuzave nga Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar pagoi 1 miliardë dollarë Amerikës për shkeljen e sanksioneve Iraniane. /PCWorld Albanian