Jo vetëm Lionel Messi, por edhe Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në podiumin e futbollistëve më të shtrenjtë të planetit, bazuar te vlera e tyre aktuale në merkato, sipas CIES, (Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve Sportive).
Sulmuesi brazilian i Barcelonës, 25-vjeçari Neymar, është futbollisti më i shtrenjtë i planetit, me blerë 210.7 milionë euro.
Pas tij renditen dy lojtarë të Tottenham, Dele Alli (155.1 mln euro) dhe Harry Kane (153.6 mln euro), vetëm i katërti është Lionel Messi, që kushton 151.7 milionë euro.
Në vendin e pestë të lojtarëve më të shtrenjtë të planetit është Antoine Griezmann i Atletico Madrid dhe më pas vijnë me radhë Luis Suarez, Paul Pogba, dhe Gonzalo Higuain, i vlerësuar nga CIED 120.2 milionë euro, shkruan telesport.al.
Dhjetë vendet e para kompletohen me Eden Hazard të Chelsea dhe Paulo Dybala të Juventus, ndërsa vetëm i 11-i është Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar katër herë “Topin e Artë” dhe është kandidati kryesor për t’u shpallur më i miri edhe në fund të këtij viti.
Ndërkohë futbollisti italian më i shtrenjtë është Insigne, në vendin e 32-të, me vlerë rreth 80 milionë euro.
Renditja sipas CIES:
1.Neymar
2.Alli
3.Kane
4.Messi
5.Griezmann
6.Suarez
7.Pogba
8.Higuain
9.Hazard
10.Dybala
11.Ronaldo