Çiftet çerekfinale të natës së sotme në Europa League

Çiftet çerekfinale të natës së sotme në Europa League

Sonte duke filluar nga ora 21:00 do të luhen katër sfidat e para të ndeshjeve çerekfinale në Europa League, njofton Insajderi.

Sfida kryesore pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Holandë mes holandezëve të Ajax dhe italianëve të Romës, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Johan Cruijff Arena”.

Ekipi londinez i Arsenalit do të presë në stadiumin “Emirates” ekipin çek të Slavia Pragës.

Ekipi tjetër anglezë që ndodhet në këtë fazë të garave të Europa Ligës, Manchester United do të luajë si mysafire e surprizës Granada e cila deri tani ka zhvilluar një super sezon në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Europë, gjithashtu për të arritur në çerekfinale, ka eliminuar njërin nga pretendentët kryesor, ekipin italian të Napolit.

Gjithashtu ekipi tjetër spanjoll Villarreal do të sfidojë befasinë e këndshme, kroatët e Dinamos së Zagrebit në transfertë, ku kroatët kanë eliminuar Tottenham Hotspur në fazën e 1/8-ave, pas vazhdimeve.

Çiftet e sotme çerekfinale në Europa League:

Ajax vs ROMA

Arsenal vs Slavia Prague

Dinamo Zagreb vs Villarreal

Granada vs Manchester United

/Insajderi.com