
Një çift nga Nebraska festoi 60 vjetorin e martesës me një fotosesion të adhurueshëm në veshjet që ata kishin pasur në dasmën e tyre, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Marvin dhe Lucille Stone u martuan në Sterling në 1960, dhe kanë jetuar lumtur qysh atëherë.
Në festën e përvjetorit të tyre, fotografi Katie Autry shkrepi portrete në natyrë të çiftit – dhe Lucille kishte veshur edhe fustanin e nusërisë që e kishte qepur vetë.
Fotografitë shpejt u bënë virale në Facebook me qindra pëlqime dhe komente. Lucille Stone i tha Fox News se ajo dhe burri i saj janë “habitur” nga reagimet e bukura që kanë marrë. /Insajderi.com