
Më pak se 24 orë pasi një çift nga Kansasi shkëmbyen unazat e martesës dhe premtimet se do të ishin bashkë derisa vdekja t’i ndante, jeta e tyre u ndërpre në mes pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një pemë, raporton “DailyMail”.
Aksidenti vdekjeprurës ndodhi të shtunën rreth orës 18.30 pranë Clearwater.
Shoferi i makinës, 30-vjeçari Austin Wesson, humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Gruaja e tij 19-vjeçare, Rebekah Bouma, vdiq të hënën rreth orës 12.30 në spital.
Bouma dhe Wesson u martua të premten e shkuar në Bashkinë e Sedgwick.
Sipas autoriteteve, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit.
Ata ishin njohur në fillim të këtij viti, ndërkohë që bënin punë vullnetare në vendlindjen e Wesson, në Afrikën e Jugut.
Të rinjtë ishin fejuar në Qershor dhe të premten u kurorëzuan në martesë civile, teksa po planifikonin që në shtator të bënin dasmën.