Cikalleshi asiston por humb penalltinë e fituar nga Bytyqi te Konyaspor

Cikalleshi asiston por humb penalltinë e fituar nga Bytyqi te Konyaspor

Pas ndeshjeve të zhvilluar me Kombëtaren shqiptare, Sokol Cikalleshi është rikthyer në Turqi duke marrë sërish fanellën e titullarit te Konyasporit. Këtë herë kjo skuadër ka fituar si mysafire e Erzurumspor, njofton Insajderi.

Padyshim që Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor i pjesës së parë. Në minutën e nëntë do të vinte goli i Milosevic falë asistit të futbollistit shqiptar. Në krahë Cikalleshi do të tregonte forcën fizike për të dribluar kundërshtarët dhe duke pasuar tek Milosevic, që gjeti bukur cepin e rrjetës nga distanca.

Manel Da Costa do të barazonte për Erzurumsporin në minutën e 15-të, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë kishte mundësinë e artë për të kthyer avantazhin. Pas penalltisë së fituar nga Zymer Bytyqi, Cikalleshi ka gabuar tërësisht me ekzekutimin e penalltisë në minutën e 26-të duke e dërguar topin tërësisht larg portës. Deri tani nuk kemi asnjë gol të shënuar në Turqi nga ky lojtar me këmbë, pasi të gjitha realizimet kanë ardhur me kokë për të marrë etiketimin si “mbreti i ajrit”. /Insajderi.com