Cikalleshi dhe Bytyqi realizojnë në fitoren e Konyasporit në Turqi

Cikalleshi dhe Bytyqi realizojnë në fitoren e Konyasporit në Turqi

Sokol Cikalleshi shënon përsëri në Superligën turke, teksa kësaj radhe ka shënuar dhe ka asistuar te sulmuesi tjetër shqiptar Zymer Bytyqi, në fitoren e thellë që Konyaspor e arriti kundër Karagumruk, njofton Insajderi.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në përballjen ndaj Karagumuk në fitoren e arritur në shifrat 5-1, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist.

Por fatkeqësisht një prej golave të Cikalleshit do të anulohej me VAR. Bëhet fjalë për realizimin e parë të takimit teksa arbitrat do ta anulonin realizimin e sulmuesit pasi e panë rastin me VAR. Por pavarësisht këtij momenti Cikalleshi do të realizonte dy gola të tjerë dhe njëkohësisht dhuroi asist për lojtarin tjetër shqiptar te Konyaspori, Zymer Bytyqi. /Insajderi.com