Cikalleshi: Ishte një ndeshje që duhej fituar

Cikalleshi: Ishte një ndeshje që duhej fituar

Pas ndeshjes me Bjellorusinë, protagonisti i këtij takimi i cili me dy golëshin e tij i dha fitoren Shqipërisë prej 3:2 ndaj Bjellorusisë, Sokol Cikalleshi u shpreh para mikrofonave të RTSH, njofton Insajderi.

“Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel”, tha fillimisht Cikalleshi.

Më tutje, sulmuesi nga Kavaja tha: “Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht”.

Ndërsa në fund, nuk la pa përmendur edhe arritjen e rekordit të Erjon Bogdanit, i cili është golashënuesi më i mirë i kombëtares me 18 gola, ndërsa Cikalleshi deri tani ka shënuar 10 gola.

“Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu”, ishin fjalët e Cikalleshit. /Insajderi.com