
Sokol Cikalleshi e ka nisur në mënyrë fantastike përballjen mes Rizesporit dhe Konyasporit, njofton Insajderi.
Sulmuesi shqiptar ka kontribuar me asist dhe gol në 12 minutat e para të takimit, ndërsa rezultati pas pjesës së parë ishte me shifrat 2:2. Në minutën e gjashtë të takimit, lojtari ‘kuqezi’ do të merrte krahun e majtë të sulmit dhe duke u futur në brendësi të zonës ka gjetur bukur Guilhermen, me këtë të fundit që nuk mund të gabonte përpara portës.
Merita e madhe në golin e parë i përkiste Cikalleshit, por sulmuesi shqiptar ka shënuar vetë pas gjashtë minutash. Një goditje e ftohtë që gjeti cepin e rrjetës i ofroi golin e dytë Konyasporit në transfertën ndaj Rizespor. Ky ishte goli i gjashtë personal për Cikalleshin në këtë sezon, por i pari që vjen me këmbë. Kjo është edhe e veçanta pasi deri tani sulmuesi kishte realizuar vetëm me kokë duke marrë emërtimin si “mbreti i ajrit”.
Në fund, ekipi i Cikalleshit u mposht me shifrat 5:3. Kështu, me këtë humbje ekipi i Cikalleshit ndodhet në vendin e 131 në ligë me 41 pikë. /Insajderi.com
⚽ GOL! Rizespor 0-2 Konyaspor
11' Cikalleshi pic.twitter.com/1YKQafg7qU
— GOALFORZA2 (@GOALFORZA21) April 20, 2021