Një çiklist ka kapur një video me kamerë të integruar në biçikletë ku shihet momenti drithërues që për pak i mori jetën sportistit
Ngjarja ndodhi në Spanjë, përkatësisht në rajonin e Katalonjës, ndërsa Policia ka bërë të ditur që po e trajton rastin dhe e ka shpallur në kërkim personin që besohet të ketë qenë duke vozitur një Peugeot.
Videon e ka publikuar në rrjetet sociale garuesi Vicent Anglada, ndërsa pamjet kanë ndezur edhe më tutje debatin për pjesëmarrjen në trafik të çiklistëve, të cilët rrezikohen seriozisht nga automjetet.
Problemi me rrezikun që vjen nga makinat për biçikletat është i pranishëm në shumë pjesë të botës, pasi infrastruktura nuk ofron komoditet për sportistët.
Avui durant un entrenament d'un company a l'alçada de Balaguer. Després els ciclistes en tenim sempre la culpa. Haurà de fer denúncia a @mossos. Espero que el trobin i que no quedi en un advertiment. @eltiodelmazo @Divinafajust @Miquel2XTI pic.twitter.com/KwrrnmhKtG
— vicent anglada (@VicentAnglada) May 16, 2018