Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, është përcaktuar në grupin A të kualifikimeve për në kamp" />

Cila është renditja botërore e kombëtareve me të cilat do të luajë Kosova në kualifikime për Evropian?

Cila është renditja botërore e kombëtareve me të cilat do të luajë Kosova në kualifikime për Evropian?

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, është përcaktuar në grupin A të kualifikimeve për në kampionatin evropian “Euro 2020”.

Kosova, që si fituese e grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve në muajin mars të vitit 2020 do të luajë ndeshje të “play-off”-it me Maqedoninë, fillimisht do të luajë edhe ndeshjet e fazës së grupeve në kualifikimet për kampionatin evropian, transmeton Insporti

Këto ndeshje Kosova do t’i luajë në periudhën mars-nëntor të vitit 2019, ku padyshim se përballja më e vështirë do të jetë ajo me Anglinë.

Kualifikimi nga grupi A sigurisht se do të jetë punë më e vështirë për Kosovën, kur merret parasysh se aty janë kombëtare si Anglia e Republika Çeke, dukshëm më të forta se kundërshtarët e Kosovës deri tani në Ligën e Kombeve.

Kundërshtarët e Kosovës në grupin kualifikues renditen shumë më lartë se sa kundërshtarët në grupin e Nations League, të cilët Kosova i la shumë prapa në renditjen e Elo-s.

Anglia, si një nga kombëtaret më të forta në botë dhe si gjysmëfinalist në Botërorin e fundit, njëkohësisht gjysmëfinalist në Ligën e Kombeve, jo befasisht mban pozitën e 5-të në renditjen e fundit të FIFA-s, përcjell Insporti


Renditja botërore e Anglisë, kundërshtarit të Kosovës në grupin e kualifikimeve

Kosova shënoi ngritje në renditjen e fundit botërore të FIFA-s, ku tani renditet në pozitën e 137-të në rang listë.

Ndërkaq, në ‘Elo Ratings’ Kosova po ashtu shënoi ngritje historike, duke u renditur në pozitën e 84-të, falë suksesit në Ligën e Kombeve.

Me 4 fitore dhe dy barazime, Kosova e fitoi grupin 3 në Ligën e Kombeve, duke pasur njëkohësisht numrin më të lartë të golave të shënuar, 15 gjithsej, dhe vetëm dy të pësuar.

Kosova gjithashtu nuk ka humbur ndeshje që nga tetori i vitit 2017 – kur u mund nga Islanda në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”.

Kundërshtarët e tjerë të Kosovës në grupin A, Republika Çeke, Mali i Zi e Bullgaria, po ashtu renditen në top 50-she në renditjen Botërore të FIFA-s. /Insporti.com


Renditja e Çekisë, Malit të Zi e Bullgarisë në ranglistën e FIFA-s