Cilat janë dënimet e mundshme për Dritën dhe Llapin – çka thotë rregullorja e FFK-së?

Cilat janë dënimet e mundshme për Dritën dhe Llapin – çka thotë rregullorja e FFK-së?

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Dritës nuk janë ndalur spekulimet se ndeshja është kurdisur, të cilat në fakt u nisën pas postimeve në një portal që më pas u përhapën në mediat tjera dhe në rrjete sociale.

Federata e Futbollit e Kosovës për këtë ndeshje pritet të marrë vendim të martën, pasi ti ketë analizuar raportet e delegatit dhe zyrtarëve të tjerë të saj që e kanë vëzhguar ndeshjen dhe raportet shtesë që ka të drejtë ti kërkojë në rast se dyshon në diçka.

Zyrtarët e klubeve në mënyrë kategorike e kanë mohuar kurdisjen e ndeshjes dhe kanë paralajmëruar padi ndaj atyre që e kanë publikuar lajmin për kurdisje.

Nëse në fakt vërtetohet se ndeshja ka qenë e kurdisur, atëherë Federata e Futbollit e Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore të saj dhe akteve tjera normative në fuqi mund të shqiptojë dënime të rënda ndaj klubeve dhe njerëzve të përfshirë në kurdisjen eventuale.

Insporti ka publikuar ekstraktin nga Rregullorja Disiplinore e FFK-së që sanksionon rastet e kurdisjeve të ndeshjeve dhe mund ta lexoni këtu.