Cilat shtete evropiane nuk i kanë dëbuar diplomatët rusë dhe pse?

Cilat shtete evropiane nuk i kanë dëbuar diplomatët rusë dhe pse?

Pas rastit të helmimit të ish agjentit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Londër, Austria është kritikuar për mos dëbimin e diplomatëve rusë, siç ndodhi me shumicën e vendeve të BE – 18 nga 28 sosh – si dhe nëntë shteteve tjera (SHBA, Kanadë, Ukrainë, Australia, Norvegjia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nga e enjta edhe Gjeorgjia).

Kontaktet e mira të Putinit me Vjenën

Arsyetimin austriak se pse nuk ka dëbuar diplomatët rusë, kancelari Sebastian Kurz e lidhi me “kontaktet e mira tradicionale” me Rusinë. Ministrja e jashtme Karin Kneissl (FPÖ) të martën shtoi bile se edhe nëse Rusia është përgjegjëse për sulmin në Salisbury, qëndrimi austriak sipas gjitha gjasave nuk do ndryshojë. Ngjashëm mendojnë edhe shtetet sllave Slovakia dhe Sllovenia.

Marrëdhëniet e mira mes Kurz dhe Rusisë janë vërejtur nga 2014, kur Vladimir Putin u pranua lirshëm në Vjenë, përkundër aneksimit të Krimesë dhe shkaktimit të krizës ukrainase. Atëkohë Kurz ishte ministër i jashtëm, ndërsa sot ka koalicion me partinë e ekstremit të djathtë FPÖ që ka marrëveshje bashkëpunimi me partinë shtetërore ruse. Kurz erdhi gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni 2016, për të mbështetur një lider të afërm me Rusinë Nikola Gruevski, ndërsa lideri i FPÖ, Heinz Strache viziton shpesh dhe u jep përkrahje liderëve serbë në Banja Lukë dhe Beograd.

Austria gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë pas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës Vjena e rifiton sovranitetin por në të njëjtën kohë do mbetet “gjithmonë neutrale”. Ky neutralitet nuk është prekur pas anëtarësimit të saj në BE, por për dallim nga shumë vende europiane Austria nuk është anëtare e NATO. Lidhjet ekonomike mes Moskës dhe Athinës, janë se  Kompania e Naftës në Austri (ÖMV) është shitur te Gaspromi rus.

Ambasada britanike në Austri i ka dërguar dy herë kërkesë ministrisë së jashtme Kneissl për të ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë.

Malta dhe rusët e pasur

Qeveria malteze e arsyetoi mos dëbimin e diplomatëve rusë me efikasitetin e punës së ambasadës së saj në Moskë. Në themel, Malta e mbështet Britaninë e Madhe kundrejt Rusisë, ndërsa Londra ka shfaqur mirëkuptim me pozicionin e butë maltez.

Por ky pozicion ka një sekret. Malta është prej atyre shteteve që shet nënshtetësinë për 1,1 milion euro. Kjo ka shfaqur interes të madh të oligarkëve rusë, që e shfrytëzojnë mundësinë për të vizituar pa viza mbi 160 shtete. Sipas “FAZ”, prej rreth 2000 nënshtetasve të ri në Maltë, gjysma janë rusë. Një biznes miliarda eurosh për Maltën, që do dështonte nëse shkëpuste marrëdhëniet me Moskën.

Lidhja kishtare e Greqisë dhe Qipros

Gjithashtu Greqia dhe Qiproja janë shtete të cilat nuk kanë dëbuar diplomatët rusë dhe në fakt do ishte habi nëse do ndodhte një gjë e tillë. Në fakt grekët nuk janë sllavë, megjithatë ortodoksë kishtarë, andaj marrëdhëniet mes Moskës, Athinës dhe Nikozisë instrumentalizohen nga kisha.

Prej 2015 qeveria e re greke është mes të majtëve të Syriza dhe populistët e djathtë “Grekët e pavarur” që shquhet për lidhje të fuqishme me Moskën. Vështirë se do formohej qeveria e re greke, nëse nuk do ndërhynte momentet e fundit ambasadori rus në Athinë. Kjo ishte arsyeja se Greqia ka votuar edhe kundër embargos ruse gjatë viteve të kaluara, në kuadër të BE.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias e ka ftuar nacionalistin rus Alexander Dugin për të ligjëruar në Universitetin e Pireut. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Moskës janë zhvilluar gjatë qeverisjes së Tsipras.

Në Qipro ndikimi rus është më i prekshëm. Kur qeveria e ish presidentit Dimitris Christofias, i cili ka studiuar në Moskë, u ndodh në krizë, ai mori miliarda euro kredit nga Moska. Qeveria e shefit të ri, Nikos Anastasiadis, përmes dhënies së nënshtetësive qipriote, ka arritur të përfitojë pasuri të majme nga shumë rusë dhe gjithashtu ukrainas.

Belgjika

Si qendra administrative e Europës, Belgjika kërkon të ruajë kontakte me Rusinë, siç theksoi edhe shefi qeveritar Michel: “Është mirë që të ruhen kanalet diplomatike, edhe me vendet, me të cilat ke mendime të ndryshme.”

Në Belgjikë, ndodhen gjithashtu diplomatët rusë të BE-së dhe NATO-s.