Cili është roli i Turqisë në konfliktin e Nagorno – Karabakhut

Cili është roli i Turqisë në konfliktin e Nagorno – Karabakhut

Turqia ka lidhje të ngushta me Azerbajxhanin dhe dëshiron një vend në tryezën e negociatave, por interesi i Ankarasë shkon përtej dashurisë vëllazërore, transmeton Insajderi.

NATO, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Irani në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje për ndaljen e luftimeve të ashpra që shpërthyen midis Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth rajonit të diskutueshëm të Nagorno – Karabakhut në fund të shtatorit, raporton Al Jazeera.

Turqia gjithashtu ka bërë thirrje për një armëpushim, por ajo ka marrë një ton tjetër.

Në fillim të tetorit, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan vlerësoi “operacionin e madh të Azerbajxhanit si për të mbrojtur territoret e veta dhe për të çliruar Karabakun e okupuar”.

Turqia qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë me “Azerbajxhanin miqësor dhe vëllazëror me të gjitha mjetet dhe gjithë zemrën tonë”, tha Erdogan.

Nagorno – Karabakhu është i njohur ndërkombëtarisht si territor Azerbajxhanit, duke përfshirë edhe Armeninë, por dominohet nga armenët etnikë të cilët u shkëputën nga Baku në një luftë në vitet 1990.

Ajo ka qenë subjekt i disa rezolutave të Kombeve të Bashkuara që kërkojnë fundin e okupimit të tokave azere. /Insajderi.com