Ciro Immobile konfirmon David Silva-n tek Lazio

Ciro Immobile konfirmon David Silva-n tek Lazio

Sulmuesi i Lazio-s, Ciro Immobile, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Lazio-s dhe i Serie A, në sezonin që sapo shkoi, ka komentuar mbi transferimin e David Silva-s, tek Lazio.

“Është një lojtarë i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm. Mezi po e presim që ai të vijë e të luaj në ekipin e Lazio-s, sepse ne para se të jemi lojtarë, ne jemi edhe tifozë të këtij klubi”, tha Immobile, transmeton Insajderi.

David Silva, do të largohet nga Manchester City, menjëherë pas përfundimit të Ligës së Kampionëve – pas 10 viteve pjesë e tyre. Ai ka arritur 306 paraqitje, 60 gola të shënuar e 12 trofe te fituar, ndërsa po ashtu është fitues i Kupës së Botës me Spanjën/Insajderi.com.