Citigroup ka emëruar për herë të parë një grua si shefe ekzekutive në Wall Street bank

Citigroup ka emëruar për herë të parë një grua si shefe ekzekutive në Wall Street bank

Citigroup është bërë firma e parë në Wall Street që ka zgjedhur një grua si drejtoreshë ekzekutive, pas pensionimit të Michael Corbat në shkurt.

Ai është duke u tërhequr pas 37 vitesh punë në bankë, 8 prej të cilave kishte punuar si udhëheqës, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Jane Fraser është përzgjedhur si presidentja e parë grua dhe drejtuesja e divisionit të konsumatorëve global. Ajo ka punuar në bankë për 16 vjet.

Ajo mbikqyrë bizneset në 19 shtetet dhe më parë ka udhëhequr divizionin e Amerikës Latine.

“Ajo ka përvojë të thellë me linjat e biznesit dhe ne kemi besim të madh në të. Aftësitë e saj për strategji dhe për të operuar biznese janë një kombinim unik që do të i shërbejnë kompanisë tonë,” tha John Dugan, nga bordi i drejtorëve të bankës.

Fraser është lindur në Skotland dhe ka studiuar në Harvard Business School dhe Cambridge University. Ajo filloi karrierën në Goldman Sachs në Londër, për të vazhduar në Citi, pasi u bë partnere në McKinsey./Insajderi.com