Elhan Kastrati është vetëm 180 minuta larg Serisë A me Cittadellën, njofton Insajderi.
Gardiani shqiptar arriti të festonte para syve të Balotellit, pas kalimit në finalen e “Play-Off”-it. 24-vjeçari, u aktivizua titullar, në përballjen e kthimit ndaj Monzës, duke siguruar kështu një “biletë” për në “finalen” e madhe ndaj Venezias që do të zhvillohet me dy takime në datat 23 dhe 27 maj.
Cittadella mposhti në sfidën e parë Monzën e Balotellit me rezultatin 3-0, ndërkohë që në përballjen e kthimit ishte skuadra e drejtuar nga Brochi, që fitoi me rezultatin 2-0, por ky triumf nuk mjaftoi dhe ishte skuadra e Kastratit ajo që festoi. Vlen të theksohet se Balotelli gjeti rrugën e rrjetës në minutës 58-të. Golin e dytë për Monzën e realizoi Dalesandro në të 78-tën.
Ndërkohë për sa i përket përballjes tjetër, i zhgënjyer doli nga fusha mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, i cili ishte titullar në sfidën e sotme që përfundoi 1-1 (1-0 në favor të Venezia kishte përfunduar ndeshja e parë). /Insajderi.com