Kalidou Koulibaly është shumë pranë transferimin në Ligën Premier te Manchester City, njofton Insajderi.
Qendërmbrojtësi senegalez prej kohësh kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, por duket se këtë afat kalimtar veror do të largohet përfundimisht nga Napoli.
E ardhmja e qendërmbrojtësit pritet të jetë në Angli te Manchester City, ku ka arritur tanimë marrëveshje personale me klubin.
Koulibaly është pajtuar për një kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, por që me bonuse ajo pritet të arrijë deri në 12 milionë.
City ka bërë një ofertë zyrtare edhe në drejtim të Napolit prej 70 milionë euro për mbrojtësin, por që Napoli i ka kthyer përgjigje negative.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis i ka bërë të qartë anglezëve se duhet t’i shtojnë edhe pesë milionë euro për ta marrë qendërmbrojtësin.
Gjithsesi kjo shumë nuk përbënë problem te City dhe pritet të dërgohet një tjetër ofertë prej 75 milionë euro për transferimin e mbrojtësit.
Me tu kompletuar ky transferim, Koulibaly pritet të bëhet njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit./Insajderi.com