City dhe Real në avantazh pas pjesës së parë ndaj Dormtund, respektivisht Liverpool

City dhe Real në avantazh pas pjesës së parë ndaj Dormtund, respektivisht Liverpool

Janë mbyllur pjesët e para të sfidave të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Manchester City po avancon me rezultat minimal 1:0 kundër gjermanëve të Dortmund. Golin e vetëm për nikoqirët e realizoi kapiteni Kevin de Bruyne në minutën e 19-të, pas një asistimi të pranuar nga Mahrez.

Në sfidën tjetër, Real Madrid ka krijuar një komoditet më të madh kundër anglezëve të Liverpool, pasi në ‘Alfredo di Stefano’ po udhëheq me shifrat 2:0 pas fraksionit të parë të ndeshjes.

Golat për madrilenët u shënuan nga Vinicius Junior (27’) dhe Marco Asensio (36’). /Insjderi.com