City e mposhti 4 me 0 Liverpool, por humbë nga Southempton

City e mposhti 4 me 0 Liverpool, por humbë nga Southempton

Southempton e ka befasuar Manchester City’n duke e mposhtur me rezultat 1 me 0. Ekipi i Pep Guardiola dukej në top formë pas fitores 4 me 0 ndaj Liverpool, por, qytetarët u befasuan nga ekipi që nuk e prisnin.

City e dominoi ndeshjen duke e mbajtur topin 74% në këmbët e tyre, e duke goditur plot 26 herë drejt portës, por ata nuk arritën që të shënojnë. Në anën tjetër, Southempton kishte zgjedhur që të mbrohet, sidomos pas golit të epërsisë të shënuar nga Adams në minutën e 16’, raporton Insajderi.

City nuk rrezikon të bije nga pozita e dytë, pasi qëndron mirë me diferencën e pikëve, por Pep siç duket dëshiron ta mbajë ekipin në formë, para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve./Insajderi.com