City i Guardiolas rekord pas rekordi

City i Guardiolas rekord pas rekordi

Manchester City ka mposhtur dje 1:2 Huddersfield për të vazhduar të mbaj vendin e parë në Premierligë me tetë pikë më shumë se sa Manchester United

Pep Guardiola që në vitin e tij të dytë në Manchester City ka filluar të tregojë vlerat e tij të vërteta, duke arritur të thyej rekord pas rekordi.

City është bërë skuadra e parë që fiton 37 pikë nga 39 të mundshme në 13 javët e para të Premierligës.

Për më shumë, City po ashtu është bërë skuadra e parë që fiton 11 ndeshje radhazi në Premierligë dhe ka shkuar në 26 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

City kështu është në rrugë të mirë që të fitojë titullin e Premierligës, pasi që nga viti 1996, të gjitha skuadrat që kanë fituar pjesën e parë të sezonit, në fund janë shpallur kampion. /Express/