City i gatshëm të ofrojë tre lojtarë dhe 100 milionë euro për Lionel Messi

City i gatshëm të ofrojë tre lojtarë dhe 100 milionë euro për Lionel Messi

Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, raportohet t’i ketë thënë Pep Guardiola-s se ai do të pëlqente një kalim tek Manchester City dhe për të realizuar këtë transferim, City, janë duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë euro, plus tre futbollistë.

Mediumi Sport, raporton se klubi anglez është i gatshëm t’ia ofrojë Barcelonës Gabriel Jesusin, Bernardo Silvan e Eric Garcian, transmeton Insajderi.

Në garë për Messi-n janë edhe disa skuadra të tjera, përfshirë këtu edhe rivalin lokal të Cityt, Manchester United-in, por edhe Inter-i shihet si skuadër favorite për shërbimet e argjentinasit./Insajderi.com.