
Manchester United ishin tejet të interesuar në ish-lojtarin e Bournemouth, Nathan Ake, para se ai të shkonte në Manchester City, shkruan Sky Sports News, njofton Insajderi.
Djajtë e Kuq vendosën rekord botëror për një mbrojtës, kur e morën Harry Maguire vitin e kaluar për 82 milionë euro.
Tani ata e donin Ake-n si partner potencial për Maguire.
Por, pak para se ta bënin ofertën United, City veç i siguruan shërbimet e Ake-s në një kontratë pesë vjeçare.
Qytetarët paguan mbi 44 milionë euro për talentin holandez./Insajderi.com