City janë top kandidati për Messin, thotë kandidati për president i Barcelonës

City janë top kandidati për Messin, thotë kandidati për president i Barcelonës

Manchester City janë “top kandidati” për të nënshkruar me Lionel Messin kur ai ta lë Barcelonën, ka thënë kandidati për president të ardhshëm të Barcelonës, Victor Fonte, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Sipas Fonte, City është destinacioni më i mundshëm për Messin.

Ai duke folur për TalkSports, kur u pyet se a do të largohet Messi tha se “këtë vetëm koha do ta tregojë”.

“Por, prioritet për Messin është që të luajë në një ekip që garon për trofetë kryesore në futboll. Prandaj Manchester City dhe Pep Guardiola janë top kandidatët”./Insajderi.com