City konfirmon largimin e pesë futbollistëve

City konfirmon largimin e pesë futbollistëve

“Eksodi” i verës te Manchester City vazhdoi teksa Jesus Navas, Gael Clichy, Bacary Sagna dhe Willy Caballero do të ndjekin gjurmët e Pablo Zabeleta dhe nuk do ta vazhdojnë karrierën në “Etihad Stadium”.

City konfirmoi në pasditen e së enjtes se futbollistët pa kontratë nuk do të ketë rinovime.

Navas, i cili ka qëndruar për katër vjet te City ka luajtur 77 ndeshje në Premier League, ndërsa Clichy largohet pas gjashtë vitesh dhe më shumë se 200 ndeshjesh.

Caballero, iu bashkua City në vitin 2014, me 22 ndeshje të luajtura deri tani, ndërsa Sagna, gjithashtu erdhi te City në vitin 2014, por ka luajtur 85 ndeshje në të gjitha veprimtaritë, shkruan telesport.al.

Navas ka nisur bisedimet me Sevilla për të ardhmen e tij, ndërsa drejtori sportiv i City, Txiki Begiristain tha: “Të punosh me Jesus ka qenë një kënaqësi. Ai punon fort, me dëshirë dhe me profesionalizëm. Ai ka dëshirë për të fituar dhe kjo shihet çdo ditë. I urojmë suksese për të ardhmen”.

Navas fitoi një titull kampion në Premier League dhe një Kupë të Ligës, ndërsa Clichy largohet pasi fitoi dy kampionate dhe dy Kupa të Ligës. Ai ka qenë pjesë e “bluve” të Manchester, që nga viti 2011.