City mposht Crystal Palace, ekipi i Guardiolës i afrohet titullit

City mposht Crystal Palace, ekipi i Guardiolës i afrohet titullit

Manchester City mposhti 0-2 skuadrën e Crystal Palace për javën e 34-të të Premier Ligës, dhe shkon me një hap drejt titullit kampion, pasi në katër ndeshje të mbetura diferenca me United shkon në 13 pikë, dhe pse “djajtë e kuq” kanë një ndeshje më pak, njofton Insajderi.

Në këtë ndeshjen Guardiola hodhi nga minuta e parë dhe sulmuesin Aguero, i cili rikthehet pas një mungese të gjatë të luajë si titullar. Ishte pikërisht “El kun” i cili gjeti golin e avantazhit në minutën e 57-të të ndeshjes pas një asisti të Mendy. Dy minuta më vonë ishte sulmuesi anësorë, Ferran Torres i cili dyfishoi shifrat.

Pep Guardiola konfirmon sezonin fantastik që po kalon me “qytetarët” duke arritur të fitojë këtë sezon titullin kampion, kupën e Ligës dhe janë më një hap drejt finales së Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com