
Manchester City ka mundur Borussia Dortmundin me rezultatin 1-2 dhe shkon kështu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku e presin francezët e PSG-së, njofton Insajderi.
Ashtu siç pritej, ‘verdhezinjtë’ i hapën mjaft punë “qytetarëve”, me Dotrmundin e cila kaloi e para në avantazh në minutën e 15-të me anë të talentit Bellingham.
Ne pjesën e dytë sfida u rihap me anë të një penalltie naive të shkaktuar nga mesfushori Emre Can, i cili në minutën e 55-të në përpjeke për të larguar një top me kokë e preku gabimisht me dorë dhe për gjyqtarin kryesorë ishte penallti. Nga 11-metërshi nuk gaboi Ryad Mahrez, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Golin e fitores për ekipin e Guardiolës e shënoi talenti anglez Foden në minutën e 75-të. Skuadra e Manchester Cityt kualifikohet kështu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa janë një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. /Insajderi.com