Manchester City mposhti Evertonin me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kupës së Anglisë, njofton Insajderi.
Skuadra e Guardiolës dominoi gjatë gjithë lojës, ku arriti të zotëronte topin në 75% të ndeshjes. Golat erdhën në fundin e takimit, ku në minutën e 84-të shënoi mesfushori Gyndogan. Goli i dytë erdhi në minutën e 90-të përsëri nga mesfusha por kësaj radhe ishte belgu, De Bruyne i cili mposhti portierin vendas dhe dyfishoi shifrat.
Me këtë rezultat City kalon në gjysmëfinale dhe do presë ndeshjen e nesërme mes Leicester City dhe Manchester United për të mësuar kundërshtaren e saj. /Insajderi.com