City mposht pastër në ‘Etihad’ mysafirët e Tottenham

City mposht pastër në ‘Etihad’ mysafirët e Tottenham

Manchester City e sheh akoma më afër titullin kampion këtë sezon, teksa në kuadër të javës 24-të në kampionat ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, njofton Insajderi.

“Qytetarët” triumfuan bindshëm ndaj mysafirëve nga Londra, ekipit të Tottenham Hotspur me rezultatin e pastër 3:0.

Mesfushori spanjoll Rodri dhe  gjermani i natyralizuar Gundogan vulosën triumfin e 16-të sezonal në Premier Laegue dhe tashmë diferenca me ndjekësin më të afërt, Leicester shkon në shtatë pikë, por që mund të thellohet akoma pasi skuadra e Guardiolës ka dhe një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan bëri “bomberin” sot duke realizuar dy gola ndaj Tottenham-it. Tashmë, rruga drejt titullit kampion është totalisht e hapur për Manchester City-n.

Në anën tjetër Tottenham mbetet në vendin e tetë në ligë me 38 pikë, një pozitë aspak e mirë për portugezin Mourinho. /Insajderi.com