City në ndjekje të x-faktorit

City në ndjekje të x-faktorit

Manchester City janë duke shikuar për të blerë lojtarë si Erling Haaland dhe Lionel Messi për t’ia shtuar vetës “x faktorin” që po i mungon, ka thënë Claus Lundekvam, ish-përfaqësues i Norvegjisë dhe mik i Haaland.

Duke folur për Stadium Astro, Lundekvam tha se është i sigurtë që Pep Guardiola “po e shikon nga afër Messin dhe një sulmues që e ka atë X faktorin dhe që shënon ato golat vendimtare për ekipin, të cilat i kanë munguar City-it deri tani”.

Për momentin, nëse dëshirojnë sukses në Ligën e Kampionëve “kjo është çfarë ju duhet”, tha ai./Insajderi.com