City nuk është më në garë për Koulibaly – United dhe PSG po monitorojnë situatën

City nuk është më në garë për Koulibaly – United dhe PSG po monitorojnë situatën

Ekipi i Manchester City, ka hequr dorë nga transferimi i qendër mbrojtësit të Napoli, Koulibaly, shkaku i çmimit të lartë të tij.

Mediat në Itali, raportojnë se Napoli, ka vendosur çmimin prej 75 milion eurosh për mbrojtësin dhe nuk janë lëkundur nga ky çmim – ndërsa City, ka ofruar maksimalisht 60 milion euro për të, transmeton Insajderi.

Ekipi i Napol-it, tani ka filluar të kërkojë blerës të tjerë dhe ka kontaktuar ekipin e Manchester United dhe PSG, ndërsa deri në këto momente, nuk ka ndonjë lajm se njëra nga këto dy ekipe kanë marrë veprime konkrete për të nënshkruar me lojtarin./Insajderi.com.