Pas humbjes zhgënjyese në derbi me Manchester United në fundjavë, City ka fituar me rezultatin e thellë 5:2 ndaj skuadrës së Southampton, njofton Insajderi.
Djemtë e Guardiolës nuk e diskutuan për asnjë moment triumfin, teksa arritën të shënon tre gola që në pjesën e pare me anë të De Bruyne, Mahrez dhe Gundogan, teksa miqtë barazuan përkohësisht rezultatin në minutën e 25-të me Ward-Prowse.
Dhe pjesa e dytë ishte pa shumë histori ku skuadra e Pep arriti të realizoj edhe dy here të tjera përsëri me Mahrez dhe De Bruyne ndërsa për miqtë realizoj Adams.
Kjo fitore i jep skuadrës së Guardiolës, një siguri drejt fitimit të titullit duke e mbajtur të pandryshuar diferencën e pikëve, me 14 pikë diferencë nga përcjellësi i parë. /Insajderi.com