![City sigurt drejt Ligës së Kampionëve [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/05/david-silva-manchester-city-celebration-crystal-palace_3242920-730x432.jpg)
Manchester City ka shënuar fitore shumë të lehtë në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 5-0 duke bërë një hap të madh në luftën drejt Ligës së Kampionëve.
David Silva hapi serinë e golave në minutën e dytë të takimit. City kontrolloi takimin edhe më tutje por nuk realizoi më gola më në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Vincent Kompany, dhe De Bruyne shënuar për Cityn.
Raheem Sterling në minutën e 82-të shënoi për 4-0 dhe epërsinë e thellë në këtë takim, ndërsa krejt në fund Otamendi realizoi për 5-0 pas një harkimi të De Bruyne që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Me këtë fitore City ka 69 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooil në vendin e katërt dhe ka katër pikë më shumë se United në vendin e pestë./Insajderi.com
https://streamable.com/sabac