Manchester City nuk di të ndalet në Angli, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e 15-të radhazi në të gjitha kompeticionet, kësaj radhe në FA Cup, duke eliminuar nga kupa ekipin e Swansea-t, njofton Insajderi.
Skuadra e Guardiolës ka mposhtur me rezultatin 3-1 Swansea ditën e sotme, duke u kualifikuar kështu në çerekfinalen e Kupës.
Golat e Walker në minutën e 30-të, Sterling në minutën e 47-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 50’-të, e bënë të pavlefshëm golin e Whittaker në minutën e 77-të.
City bëhet kështu skuadra e parë çerekfinaliste në Kupë, teksa tashmë pret të mësojë kundërshtarët e fazës tjetër. /Insajderi.com