City vs Dortmund – formacionet e ndeshjes së parë çerekfinale të Championsit

City vs Dortmund – formacionet e ndeshjes së parë çerekfinale të Championsit

Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Manchester Cityt dhe Dortmundit, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për ta pasur më të lehët për ndeshjen e kthimit.

City i Guardiolës, vjen i favorizuar në këtë ndeshje, kjo për shkak të formës shumë të mirë që po kalojnë në këtë periudhë. Megjithatë nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, pasi Dortmundi, pavarësisht formës jo të mirë në kampionat, në Champions ka treguar se shndërrohet në një tjetër skuadër.

Këto dy ekipe janë përballur në Champions nëntë vite më parë, ku bilanci flet për gjermanët, të cilët në ndeshjen e parë barazuan 1-1 ndërsa në ndeshjen e kthimit fituan minimalisht.

FORMACIONET ZYRTARE:

Manchester City: Ederson, Stones, Ruben Dias, Cancelo, Walker, Rodri, Gyndogan, Mahrez, De Bryine, Foden, Bernardo Silva. Trajner: P. Guardiola.

Borussia Dortmund: Hitz, Akanxnji, Hummels, Morey, Guerreiro, Bellingham, Emre Can. Dahoud, Knauff, Haaland, Reus. Trajner: E. Terziç. /Insajderi.com