City vs PSG – formacioni i mundshëm i gjysmëfinales së dytë në Champions League

City vs PSG – formacioni i mundshëm i gjysmëfinales së dytë në Champions League

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e kthimit midis Manchester Cityt dhe PSG-së e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Angelzët vijnë të qetë pas fitores 1-2 në Paris, por parisienët kanë treguar që dinë të përmbysin rezultate dhe pritet një sfidë me mjaft intensitet.

Guardiola do t’i besojë 11-shes që mori fitoren në “Parc de Prince” duke rreshtuar kështu ekipin. Ndërsa Pochettino do të vijë me dy ndryshime duke lënë jashtë formacionit Bakker ndërsa do të mungojë Gueye për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.

FORMACIONET E MUNDSHME

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Cancelo, Rodri, Gundogan, Mahrez, Bernardo Silva, Foden, de Bruyne.

PSG: Navas, Florenzi, Marquinho, Kimppembe, Diallo, Paredes, Verratti, Di Maria, Neymar, Draxler, Mbappe. /Insajderi.com