City vs United – formacionet zyrtare të derbit anglez

City vs United – formacionet zyrtare të derbit anglez

Duke filluar nga ora 17:30, Manchester City pret në ‘Etihad’ mysafirët e Manchester United, në ndeshjen për javën e 28-të kampionale në Premier League, njofton Insajderi.

Ekipi i Guardiolës në këtë përballje vjen nga një formë fanstastike, ku e shohin vetën kryesues në ligë me 65 pikë, 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë Leicester City.

Në anën tjetër, ekipi i Solskjaer kishte një ecuri të mirë, mirëpo në ndeshjet e fundit kishte rënie të dukshme, kështu duke humbur hapin me luftën për titull, ndërsa momentalisht e shohin veten në pozitën e tretë me 51 pikë.

City do të filloj ndeshjen me skemën 4-3-3, teksa United me formacionin 4-2-3-1.

Man. City: Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Sterling.

Man. United: Henderson; Shaw, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Fred, McTominay; Rashford, Fernandes, James; Martial. /Insajderi.com