Kush e zëvendëson Trump-in?

Çka do të ndodhte nëse Trump sëmuret aq shumë sa s’mund të jetë më president?

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka të rregulluar në disa shkallë se kush e zëvendëson presidentin, nëse ai sëmurët aq shumë sa që bëhet i paaftë të vazhdojë me ushtrimin e funksionit të Presidentit.

Çka do të ndodhte nëse Trump sëmuret aq shumë sa s’mund të jetë më president?

Vetëm disa javë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pyetja që ngrehet tani është se çfarë mund të ndodhë nëse Trump sëmuret aq shumë saqë bëhet i paaftë për të qenë në krye të SHBA-së.

Nëse presidenti do të bëhej tepër keq sa që nuk do të mund të vazhdonte detyrën e tij Kushtetuta e SHBA-së thotë kështu;

Amendamenti i 25-të e lejon presidentin që ta bartë pozitën te zëvendës-presidenti, çka nënkupton se Mike Pence do të bëhej president në detyrë. Kur të shërohet, Trump do të mund ta rikthente pozitën.

Nëse presidenti nuk do të dëshironte që ta barte pozitën, kabineti i tij dhe zëvendës-presidenti do të mund ta deklaronin atë të paaftë për të vazhduar dhe Pence do të zinte pozitën e tij.

Nëse për çfarëdo arsye as Pence nuk mund ta ushtrojë rolin e presidentit, atëherë posti i kalon, Nancy Pelosi, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve (një demokrate).

Nëse ajo nuk do të donte ta merrte këtë, atëherë pozita do të bartej tek senatori më i vjetër Republikan, që në këta rast është 87 vjeçari, Charles Grassley./Insajderi.com