Familja është ajo që ka luajtur rrol shumë të rëndësishëm në vendimin e Arijanet Muriqit që t’i bashkohet Kosovës, kështu ka bërë të ditur gardiani i Manchester City.
20-vjeçari në një intervistë për KTV, ka treguar se ishte babai i tij që vendosi për të luajtur për Kosovën.
Muriqi thotë se ndihet mirë për këtë fakt, teksa ka treguar se ka qenë shoesh në Kosovë.
“Ardhja te Kosova ka qenë një vendim që e kam marr me familje. Familja Muriç ka vendosur që unë t’i bashkohem Kosovës. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, u shpreh Muriqi.
“Edhe më herët kam qenë në Kosovë. Isha në Pejë”. /Insporti.com/