Çka është gluteni, kush e shkakton dhe ku mund t’i gjeni produktet pa Gluten?

Shumë nga njerëzit, sot flasin për glutenin, por shumë pak prej tyre e dijnë çka saktësisht është.

Gluteni është një lloj proteine që gjendet kryesisht tek gruri dhe drithëra të tjerë si elbi, bullguri dhe thekra. Gluteni është I pranishëm edhe në produktet si pastat, buka, biskotat ,balsamet e buzëve, salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat , erëzat etj.

Gluteni ndikon negativisht në shëndetin e personave që  vuajnë nga sëmundja celiake.

Sëmundja Celiake (apo njohur ndryshe si sëmundja e Celiakis) është një sëmundje digjestive, e cila prek 1 në 133 njerëz. Disa prej simptomave të kësaj sëmundjeje janë fryrja abdominale, diareja dhe konstipacioni, të cilat shpesh diagnostikohen gabimisht si probleme të zakonshme të sistemit tretës, çka do të thotë që 80% e pacientëve nuk diagnostikohen siç duhet dhe si rrjedhojë nuk kurohen. Disa prej pasojave më serioze të sëmundjes Celiake (celiac disease) përfshijnë: aneminë, osteoporozën, rënien në peshë dhe kequshqyerjen.

Në Kosovë çdo ditë po rritet numri i personave që janë të ndjeshëm ndaj glutenit. E për t’ju ofruar zgjidhje pikërisht këtyre personave, Meridian Express – i njohur si market i lagjes me asortiman të gjerë të produkteve , veçanërisht I produkteve bio dhe vegane me siguri dhe cilësi të lartë ,ka furnizuar marketet e saja me produktet pa gluten të brendit botëror gjerman Schar.

Nga ky brend konsumatorët mund të gjejnë produkte pa gluten të tilla si: bukë, miell, pasta, biskota dhe çokollata.

Brendi Schar, gëzon pozitën lider në botë sa ju përket ofrimit të produkteve pa gluten. Asnjë aditiv artificial nuk përdoret në receta dhe përveç punës me fermerët e akredituar për të garantuar cilësinë e lëndës së parë, të gjithë përbërësit që përdoren në prodhim i nënshtrohen testeve pa gluten para se të dërgohen në linjën e prodhimit. Në rastin e bukëve, Schär gjithashtu ka, në procesin e tij të prodhimit, “Master Bukëpjekës”, të cilët kanë përvojën e nevojshme për të siguruar rezultatin e kërkuar në produktin përfundimtar. Përbërësit kryesorë të produkteve pa gluten te brendit Schar jane : miell pa laktozë, miell misri , miell orizi, miell quinoa, hikërror apo miell gështenjash, miell thjerrëzash. Për prodhimin e tyre nuk përdoret vaji I palmës dhe aditivët.

Andaj, të gjithë ju konsumatorë,  që keni nevojë për asortiman të këtyre produkteve, ju ftojmë të vizitoni marketet Meridian Express.

Meridian Express ka 37 markete  që shtrihen në 7 qytete  kryesore të Kosovës.

Për me shumë info : https://www.facebook.com/RrjetiMeridianExpress/